Sporti

Ballkani shkon në pushim me avantazh minimal ndaj Ferizajt

09/19/2022 15:48
nga:E K

Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes së fundit të xhiros së tetë të Superligës së Kosovës mes Ferizajt dhe Ballkanit.

Pjesa e parë ishte kryesisht e barabartë me raste shënimi nga të dy anët, por ishte Ballkani që konkretizoi për të shkuar në epërsi pas pjesës së parë, shkruan GazetaBlic Sport.

Rrahmani realizoi pas topit të kthyer nga gjuajtja e lirë në minutën e 43’të të takimit.

“Lewandowski kosovar” pati edhe një tjetër rast të mirë, por portieri kundërshtar priti dy herë gjuajtjet e tij brenda një aksioni.

/GazetaBlic Sport/