Sporti

Ballkani shkëlqen pas 45 minutave të parë ndaj Malishevës

11/24/2023 13:47
nga:Mergim Rreci

Ka përfunduar pjesa e parë në ndeshjen mes Malishevës dhe Ballkanit.

Rezultati pas 45 minutave të parë është 0 me 2, shkruan GazetaBlic Sport.

Nazmi Gripshi shënoi në minutën e 30-të, duke i dhënë avantazhin skuadrës së drejtuar nga Ilir Daja, kurse Berisha dyfishoi shifrat në minutën e 42-të.

Ishte një paraqitje shumë më e mirë e kampionit në fuqi, që po tregon edhe sot forcën në stadiumin ‘Liman Gegaj’.

/GazetaBlic Sport/