Sporti

Ballkani regjistron edhe zyrtarisht Arb Manajn, gati për ndeshjen ndaj BATE Borisov

08/24/2023 13:34
nga:Mergim Rreci

Skuadra e Ballkanit e ka zyrtarizuar transferimin e Arb Manajt.

Sulmuesi kosovar është rikthyer në futbollin kosovar pas disa vitesh të kaluara në Turqi e Kroaci, transmeton GazetaBlic Sport.

Manaj do të jetë zëvendësues i Albion Rrahmanit të larguar, kurse tashmë është regjistruar dhe është gati për ndeshjen e sotme ndaj BATE Borisov.

/GazetaBlic Sport/