Sporti

Ballkani prezanton prurjen e re, vjen nga futbolli austriak

09/07/2024 18:14
nga:E K

Skuadra nga Superliga e Kosovës, Ballkani ka bërë të ditur ardhjen e re përmes rrjeteve sociale.

Bëhet fjalë për Almir Oda, lojtari që karrierën e tij e filloi në futbollin austriak në grupmoshat e Rapid Vjenës.

Mesfushori 20-vjeçar llogaritet si një lojtar i së ardhmes dhe tani do ta ketë mundësinë ta tregoj vetën në ekipin kampion të Kosovës.

“Kemi kënaqësinë që skuadrës tonë kampione, iu bashkua edhe një aset i rëndësishëm i futbollit kosovar.

“Mesfushori Almir Oda, i ciki karrierën e tij e ka zhvilluar në Austri, tashmë është veshur portokall e zi”, shkruhet në postimin e klubit.