Sporti

Ballkani përforcohet me portierin e mirënjohur shqiptar, Artan Iljazi

01/29/2025 17:14
nga:Mergim Rreci

FC Ballkani është përforcuar me portierin e mirënjohur shqiptar, Artan Iljazi.

Gardiani nga Kumanova ka qenë pjesë e skuadrave të njohura shqiptare në Maqedoni të Veriut, si FC Shkupi e KF Shkëndija.

Klubi i ka uruar mirëseardhje Artanit, duke i dëshiruar suksese në arritjen e objektivave tona të përbashkëta.