Sporti

Ballkani nuk gabon, Ilir Daja “thyen tersin” ndaj Malishevës

09/28/2022 14:56
nga:L J

Skuadra e Ballkanit ka shënuar fitoren e radhës ndaj Malishevës.

Ballkani ka triumfuar ndaj Malishevës me rezultatin 2:3, shkruan GazetaBlic Sport.

Fillimisht shënoi skuadra e Malishevës me anë të Agon Xhakës, por rezultati u përmbys me golat e Ermal Krasniqit (2) dhe Meriton Korenicës.

Krejt në fund Malisheva shënoi golin e dytë me anë të Behar Maliqit, por koha nuk i mjaftoi të marrin të paktën një barazim.

Ballkani tani ndodhet në vendin e dytë me një ndeshje më pak, ku numëron 15 pikë, kurse Malisheva në vendin e tetë me 7 pikë.

/GazetaBlic Sport