Sporti

Ballkani nuk e aprovon kërkesën për tifozërinë mysafire, reagon skuadra e Ferizajt

05/19/2023 15:29
nga:Mergim Rreci

Skuadra e Ferizajt ka reaguar ndaj vendimit të fundit të Ballkanit për të refuzuar që tifozët e kësaj skuadre të udhëtojnë nesër në Suharekë.

Të dy skuadrat luftojnë për fitoren e madhe, pavarësisht se kanë objektiva diametralisht të kundërta, suharekasit kërkonë titullin kampion, kurse mysafirët mbijetesën në nivelin elitar të futbollit kosovar, shkruan GazetaBlic Sport.

Në reagimin e kësaj skuadre thuhet se janë të befasuar me vendimin e skuadrës nga Suhareka, duke mos arritur ta kuptojnë atë.

Ja reagimi i plot: