Kanë përfunduar dy ndeshjet e ditës së sotme në Superligën e Kosovës.
Në Klinë, Ballkani ka arritur një fitore me shumë vlerë ndaj Dukagjinit, fitore kjo që mund të ndikojë shumë në garën për titullin kampion, shkruan GazetaBlic Sport.
Skuadra e Ilir Dajës triumfoi me rezultat 0 me 1, me Meriton Korenicën që shënoi golin që vendosi rezultatin përfundimtar.
Daja ishte shumë i kënaqur me rezultatin pas ndeshjes.
“Sot patëm një ndeshje të vështirë edhe për shkak të kushteve atmosferike. Është e rëndësishme të vazhdojmë me rezultate pozitive dhe kjo fitore ka shumë vlerë. Edhe një barazim nuk do të ishte rezultat i keq, por sigurisht që ne hyjmë në çdo ndeshje për të fituar”, tha Daja.
/GazetaBlic Sport/


