Ballkani dështon përsëri në Superligën e Kosovës.
Skuadra e drejtuar nga Ilir Daja nuk ka arritur më shumë se një barazim ndaj skuadrës së Gjilanit, shkruan GazetaBlic Sport.
Rezultati përfundimtar i ndeshjes ishte 1 me 1, me Edvin Kuc që shënoi për avantazhin e vendasve, por që Heric barazoi shifrat nga penalltia.
Me këtë barazim, Ballkani ka vetëm dy pikë më shumë se Llapi në krye të tabelës dhe një fitore e mundshme e skuadrës së Tahir Batatinës në ndeshjen ndaj Prishtinës, do të kemi një lider të ri në Superligë.
Trajneri i Ballkanit, Ilir Daja tha se ka gabime individuale tek skuadra e tij, por që ka besim maksimal se mund të fitohet përsëri titulli kampion,
“Nuk jemi në formën tonë më të mirë, lojtarët tanë kryesorë nuk janë në momentumin më të mirë. Jemi në garë dhe kemi besim maksimal për titullin, ka edhe shumë pikë në lojë, shpresoj që do të bëjmë më të mirën në ndeshjet e radhës, nuk na mungon asgjë“, tha Daja pas ndeshjes.
/GazetaBlic Sport/


