Sporti

Ballkani në kërkim të historisë, e fillon sot misionin kualifikues në Ligën e Kampionëve

07/09/2024 08:31
nga:Mergim Rreci

Kampioni i Kosovës, FC Ballkani e fillon sot aventurën e këtij edicioni në Evropë.

Skuadra nga Suhareka do të paraqitet në rundin e parë kualifikues të Ligës së Kampionëve, atje ku do të luajë në transfertë ndaj Santa Coloma, shkruan GazetaBlic Sport.

Ndeshja luhet në Andorra la Vella dhe Ballkani synon që për herë të parë ta kalojë me sukses këtë raund garash.

Ka disa ndryshime dhe largime nga skuadra kosovare, por që do të jetë interesant të shihen edhe transferimet e fundit, për mënyrën se si do të debutojnë tek Ballkani.

Ndeshja e kthimit është më 16 korrik në Podujevë, nga ora 16:30.

/GazetaBlic Sport/