Skuadra e Ballkanit ka barazuar ndaj Dukagjinit në xhiron e parë të Superligës.
Ndeshja e zhvilluar në stadiumin e qytetit në Suharekë u mbyll me rezultatin e barabartë 2-2, shkruan GazetaBlic Sport.
Blendi Baftiu kishte rastin më të mirë në minutën e 30’të – por goditjen e tij nga penalltia e priti Altik Muhaxhiri.
Serinë e golave në këtë duel e hapi sulmuesi i rrezikshëm i Ballkanit, Ermal Krasniqi, i cili shënoi në minutën e 46’të.
Mirëpo epërsia e Ballkanit nuk zgjati pasi Arbër Shala realizoi eurogol nga fauli – një minut më pas, duke çuar skuadrat në pushim me rezultatin e barabartë 1-1.
Në pjesën e dytë, FC Ballkani vazhdoi me paraqitje të mirë dhe ishte sërish, Ermal Krasniqi i cili realizoi eurogol pas një super depërtimi.
Krasniqi realizoi golin e dytë të Ballkanit pas 55 minutave lojë.
Dukagjini që nuk sulmonte shumë – tregohej skuadër e rrezikshme me kundërsulme. Ishte Ahmed Januzi – ai i cili barazoi rezultatin – pas asistimit të Merlakut në minutën e 69’të.
Megjithatë – nuk shkoi gjithçka mirë për Januzin, pasi katër minuta më vonë, u ndëshkua me karton të kuq. Pas rishikimit me VAR, Visar Kastrati e cilësoi ndërhyrjen e tij si shumë të rrezikshme dhe e përjashtoi nga loja.
Deri në fund, Ballkani tentoi, por nuk gjeti golin e fitores.
/GazetaBlic Sport


