Sporti

Ballkani mposhtet nga Bohemians në kualifikueset e Conference League

07/22/2026 21:01
nga:L J

Skuadra e Ballkanit ka pësuar humbje 2:1 ndaj Bohemiansit në play-offin e UEFA Conference League.

Fillimisht skuadra mysafire kaloi në epërsi me anë të Toni Domgjonit.

Domgjoni shënoi nga penalltia në minutën e 29’të.

Por, skuadra vendase shënoi dy gola në pjesën e dytë dhe riktheu ndeshjen në favor të saj.

Golat i shënuan: James Taylor dhe Tierney.

Ndeshja e kthimit zhvillohet pas një jave në “Fadil Vokrri” në Prishtinë