Ballkani ka shënuar fitore minimale ndaj Malishevës.
Skuadra nga Suhareka mposhti Malishevën me rezultat 1-0, shkruan GazetaBlic Sport.
Goli i Adetunjit i shënuar në minutën e 38’të ia siguroi tre pikët e plota vendasve.
Pas kësaj të dy skuadrat kishin rastet e tyre, por nuk arritën të konkretizonin në gol.
/GazetaBlic Sport/