Sporti

Ballkani merr tre pikë me shumë vlerë ndaj Ferizajt

03/14/2025 15:52
nga:Mergim Rreci

Ballkani ka siguruar një fitore shumë të rëndësishme sot ndaj Ferizajt.

Rezultati përfundimtar i këtij takimi ishte 2 me 1, shkruan GazetaBlic Sport.

Sunday Adetunji realizoi dy gola për skuadrën nga Suhareka, kurse Ilieski shënoi për skuadrën mysafire.

Ballkani ka tashmë 43 pikë në vendin e dytë, kurse Ferizaj në vendin e pestë me 32 pikë.

/GazetaBlic Sport/