Skuadra e Ballkanit sonte luan ndaj Sivvasporit në udhëtim.
Ballkani luan ndaj ekipit turk në kuadër të xhiros së tretë të fazës së grupeve të UEFA Conference League, përcjell GazetaBlic Sport.
Klubi i Ilir Dajës ka publikuar formacionin zyrtar për këtë duel, ku vërehen tri mungesa të mëdha.
Astrit Thaqi, Edvin Kuc dhe Nazmi Gripshi janë tre futbollistët që nuk do t’i ketë në dispozicion Ilir Daja.
Ndeshja fillon nga ora 18:45.
/GazetaBlic Sport


