Sporti

Ballkani me thirrje për gjithë shqiptarët, kërkon mbështetje maksimale në ‘Air Albania’

11/29/2023 13:16
nga:Mergim Rreci

Kampioni i Kosovës në futboll Ballkani do ta zhvillojë nesër në mbrëmje një lojë mjaft të rëndësishme në kuadër të UEFA Conference League.

Loja do të luhet në “Air Albania” dhe përballë do ta ketë liderin e grupin Viktoria Plzen.

Në rast fitores, kampioni i Kosovës do të rriste mundësinë për të kaluar në fazën e eliminimit direkt.

Përmes një videoje motivuese, skuadra e Ilir Dajës, iu ka bërë thirrje të gjithë shqiptarëve të vijnë në stadium.

Ndërkaq, bëhet e ditur se shitja e biletave po vazhdon.

“Po ashtu edhe pika e shitjes në kioskun që gjendet tek hyrja VIP e stadiumit “Air Albania”, duke qenë në dispozicion deri në orën 19:00″, thuhet në njoftim.