Sporti

Ballkani me paraqitje fantastike ndaj Larne, fiton bindshëm dhe rikthen buzëqeshjen tek tifozët

07/25/2023 22:39
nga:L J

Skuadra e Ballkanit ka marrë një fitore bindëse ndaj Larne FC në raundin e dytë kualifikues të kualifikimeve për Conference League.

Ballkani ka fituar ndaj Larne FC me rezultatin 3:0, duke marrë një fitore të mirëpritur para ndeshjes së kthimit në Belfast të Irlandës së Veriut, shkruan GazetaBlic Sport.

Pjesa e parë e duelit u mbyll me rezultatin 2-0, me golat që u realizuan nga Albion Rrahmani dhe Almir Kryeziu.

Në pjesën e dytë, pas diçka më shumë se një ore lojë, Nazmi Gripshi realizoi golin e tretë dhe të fundit në këtë duel.

Ndeshja e kthimit luhet pas një jave në Irlandën e Verit.

Ja golat: