Ka përfunduar ndeshja mes Ballkanit dhe Prishtinës.
Ballkani ka arritur të marr fitore të madhe në shtëpi duke mposhtur Prishtinën me rezultat solid 2-0, shkruan GazetaBlic Sport.
Golat për Ballkanin i shënuan, Baftiu dhe Ermal Krasniqi në minutat 34’të dhe 39’të të takimit.
Ballkani kishte raste të tjera kur Ermal Krasniqi humbi penalltinë në minutën e 9’të të takimit.
Vlen të theksohet që Ballkani goditi 2 herë shtyllën e mysafirëveve, fillimisht me Gripshin në pjesën e parë, i cili gjuajti fuqishëm nga distanca, kurse Korenica në pjesën e dytë në minutën e 85’të të takimit, kur goditjen e tij e devijoi në transversale portieri i Prishtinës, Haxho.
Me këtë fitore Ballkani shkon në kuotën e 63 pikëve, pesë më shumë se ndjekësi më i afërt Gjilani që ka 55 pikë në vendin e dytë.
/GazetaBlic Sport/


