Sporti

Ballkani – Malisheva, formacionet zyrtare

05/05/2022 14:20
nga:Mergim Rreci

Superliga e Kosovës vjen sot me dy ndeshjet e fundit të xhiros së 32-të.

Festë e madhe pritet të jetë në Suharekë, atje ku skuadra tashmë kampione, Ballkani e pret Malishevën, shkruan GazetaBlic Sport.

Suharekasit siguruan edhe matematikisht dje titullin e parë në histori, pas barazimit mes Gjilanit dhe Dritës. Por, pikët kanë rëndësi të madhe për mysfirët, me Malishevën që po lufton për t’i ikur barazhit.

Ja formacionet zyrtare:

Ballkani: Frashëri, Kuc, Thaqi, Hoxha, Emërllahu, Astrit Thaqi, Arbër Potoku, Nazmi Gripshi, Meriton Korenica, Blend Baftiu, Ermal Krasniqi.

Malisheva: Gashi, Kryeziu, Dumani, Xhaka, Pira, Bruqi, Maliqi, Pefqeli, Hyseni, Shabani, Sobowale.

/GazetaBlic Sport/