Skuadra e Ballkanit sot luan ndaj Malishevës në Superligën e Kosovës, në kuadër të xhiros së 15’të.
Në Suharekë, zhvillohet dueli mes Ballkanit dhe Malishevës, me fillim nga ora 13:00, përcjell GazetaBlic Sport.
Ballkani synon të rikthehet tek fitorja pas humbjes nga Llapi, kurse Malisheva udhëton për rezultat pozitiv, që të përmirësojë pozitën në renditjen tabelare.
Pak para ndeshjes janë publikuar formacionet zyrtare.
Ja përbërjet:
Ballkani: Frashëri, Bytyqi, Jashanica, Thaqi, Hoxha, Kuç, Gashi, Baftiu, Gripshi, Krasniqi, Solomon.
Malisheva: Gashi, Pira, Kryeziu, Hoti, Vitija, Dumani, Bruqi, Binishi, Hyseni, Olivier, Stullqaku.
/GazetaBlic Sport


