Sporti

Ballkani – Ludogorets, ndeshja e parë zhvillohet në “Fadil Vokrri”, ja orari i mundshëm

06/20/2023 14:27
nga:Lorik J

Ballkani i Ilir Dajës do të përballet me ekipin gjigant bullgar, Ludogorets në fazën e parë të kualifikimeve të Ligës së Kampionëve.

Ekipi kampion i Kosovës, FC Ballkani do të ballafaqohet me ekipin Ludogorets, shkruan GazetaBlic Sport.

Ndeshjet e raundit të parë kualifikues me dy ndeshje do të zhvillohen më 11/12 dhe 18/19 korrik.

Ballafaqimi i parë mes Ballkanit dhe Ludogorets do të luhet në Prishtinë në stadiumin “Fadil Vokrri” me 11 ose 12 korrik.

/GazetaBlic Sport