Kanë përfunduar dy ndeshjet e sotme të Superligës së Kosovës.
Ballkani nuk arriti më shumë se një pikë ndaj Dukagjinit duke luajtur baras me rezultat 0-0 në udhëtim, shkruan GazetaBlic Sport.
Në anën tjetër Llapi u kthye në shtëpi pa pikë pasi u mposht nga Gjilani me rezultat 2-1.
Të parët në avantazh kaluan mysafirët me golin e Ardit Tahirit, por Gjilani përmbysi rezultatin me golat e Morinës dhe Rrahmanit.
/GazetaBlic Sport/


