Sporti

Ballkani luan baras me BATE-n në pjesën e parë në “Fadil Vokrri”

08/24/2023 21:32
nga:E K

Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes së Play Offit së Europa Conference League mes Ballkanit dhe BATE.

Pjesa e parë u mbyllë me rezultat të barabartë në stadiumin “Fadil Vokrri” me rezultat 1-1, shkruan GazetaBlic Sport.

Ballkani e nisi furishëm takimin me dy kërcënime që në dhjetë minutat e para me Korenicën dhe Tashin goditjet e të cilëve përfunduan shumë pranë portës së kundërshtarit.

BATE ‘ndëshkoi’ Ballkanin për rastet e humbura duke realizuar që në rastin e parë të krijuar me anë të Laptev në minutën e 10’të të takimit.

Ballkanit ‘iu shpagua’ mundi pasi në minutën e 35’të Bajram Jashanica shënoi për 1-1 me kokë.

/GazetaBlic Sport/