Sporti

Ballkani luajti ndaj ekipit bullgar, ky është rezultati përfundimtar

01/24/2022 16:57
nga:Lorik J

Pas fitores së thellë në miqësoren e parë në Antalia, skuadra e Ballkanit ka luajtur baras në ndeshjen e dytë. Të hënën, Ballkani luajti pa gola kundër ekipit elitar të Bullgarisë, FK Arda.

Ballkani javën e shkuar është zhvendosur në Antalia të Turqisë për fazën përgatitore në prag të stinorit vjeshtor në Superligën e Kosovës në futboll. Miqësoren e parë, atë ndaj FC Nyiregyhaza, Ballkani e fitoi me shifrat 6:1.

Ballkani do të qëndrojë në Antalia deri më 31 janar, ndërsa gjatë kësaj periudhe do t’i luajë edhe dy ndeshje miqësore. Do të përballet me FK Oleksandriyan që garën në Superligën e Ukrainës dhe Ruzemberokun e Sllovakisë.