Kanë përfunduar duelet në dy ndeshjet e Europa Conference League ku po luajnë skuadrat shqiptare, Ballkani dhe Shkëndija.
Kampioni i Kosovës, Ballkani ka mbyllur pjesën e parë me rezultat të barabartë pa gola, shkruan GazetaBlic Sport.
Të dy skuadrat kanë shkuar në vazhdime.
Ballkani pësoi humbje në minutat e rregullt me rezultat 2-1, kurse Shkëndija barazoi 1-1.
Klaksvik kaloi e para në avantazh me golin e Mikkelsen në minutën e 55’të.
Krasniqi barazoi shifrat në minutën e 83’të dhe Ballkani ishte afër të kalonte tutje, por në minutën e 89’të në skenë del Da Silva dhe realizon për të dërguar ndeshjen në vazdhime.
Në duelin tjetër, për Shkëndijën shënoi, Ferhan Hasani nga penalltia kurse shifrat për AIK i barazoi, Ayari.
/GazetaBlic Sport/


