Ka përfunduar dueli në dy ndeshjet e Europa Conference League ku po luajnë skuadrat shqiptare, Ballkani dhe Shkëndija.
Pas humbjes 2-1 në 120 minuta dhe rezultatit të përgjithshëm (4-4), Ballkani shkoi në penallti, shkruan GazetaBlic Sport.
Ballkani pësoi humbje në minutat e rregullt me rezultat 2-1, kurse Shkëndija barazoi 1-1.
Klaksvik kaloi e para në avantazh me golin e Mikkelsen në minutën e 55’të.
Krasniqi barazoi shifrat në minutën e 83’të dhe Ballkani ishte afër të kalonte tutje, por në minutën e 89’të në skenë del Da Silva dhe realizon për të dërguar ndeshjen në vazdhime.
Në duelin tjetër, për Shkëndijën shënoi, Ferhan Hasani nga penalltia kurse shifrat për AIK i barazoi, Ayari.
Pas penalltive, Ballkani kaloi tutje duke qenë më të sukseshëm me rezultat 4-3.
Shkëndija ishte e pafatë në penallti duke u eliminuar me rezultat 3-2.
/GazetaBlic Sport/


