Sporti

Ballkani jashtë garës për titull, ja tabela e Superligës së Kosovës

05/09/2021 17:04
nga:L J

Kanë përfunduar ndeshjet e ditës së sotme Superligës së Kosovës.

Prishtina ka arritur fitore me rezultat 2-1 për të bërë një hap të madh drejt titullit kampion, shkruan GazetaBlic Sport.

Kurse derbi i ditës së sotme mes Dritës dhe Ballkanit përfundoi me rezultat të barabartë 1-1, me këtë rezultat Ballkani edhe matematikisht humb gjasat për t’u shpallur kampion i Kosovës për këtë edicion.

Llapi ka mposhtur Besën me rezultat minimal 1-0, për të mbetur në vendin e 5’të në tabelën e ligës elitare kosovare.

Ndërkohë Trepça ’89 ka marrë një fitore të rëndësishme ndaj Gjilanit për ti ikur zonës së rrezikshme të barazhit në të cilën ndodhet Feronikeli.

Ja tabela: