Sporti

Ballkani interesohet për yllin e Tiranës, por situata për transferimin e tij nuk është e lehtë!

01/12/2023 20:38
nga:Lorik J

Skuadra e Ballkanit është në kërkim të përforcimit të skuadrës në merkaton e janarit.

Burime të ‘GazetaBlic Sport’ mësojnë se klubi i Ballkanit ka shprehur interesim për futbollistin e Tiranës, Vesel Limaj.

Megjithatë për transferimin e tij situata nuk është e lehtë – pasi lojtari ka kontratë me klubin e Tiranës.

Përveç kësaj, Limaj ka oferta edhe nga klubet turke për të vazhduar karrierën në Turqi.

Vlen të theksohet se Ballkani është ndër klubet e interesuara për shërbimet e mesfushorit, por gjithçka do varet nga Tirana dhe lojtari…

/GazetaBlic Sport