Skuadra e Ballkanit ka filluar të mendojë për merkaton e dimrit e cila veç ka filluar në vendin tonë.
Klubi i Ballkanit përveç largimeve që pritet t’i ketë në arenën evropiane, ka filluar të mendojë edhe për zëvendësimet dhe përforcimin e ekipit junior dhe senior.
Burime të ‘GazetaBlic Sport’ mësojnë se Ballkani ka arritur marrëveshje me futbollistin e Malishevës, Erblin Zogaj.
Zogaj ka qenë në të kaluarën pjesë e juniorëve dhe seniorëve të Malishevës.
Qendërmbrojtësi ka luajtur sot në ndeshjen miqësore mes juniorëve të Ballkanit dhe seniorëve.
Ai ishte pjesë e ekipit junior.
/GazetaBlic Sport


