Sporti

Ballkani fiton ndaj Drenicës, përforcon kreun e tabelës

03/20/2022 14:52
nga:E K

Ballkani ka shënuar fitore ndaj Drenicës.

Skuadra e Ilir Dajës arriti fitore solide ndaj Drenicës me rezultat 2-0, shkruan GazetaBlic Sport.

Baftiu në minutën e 40’të dhe Dellova në minutën e 59’të shënuan për fitoren e vendasëve.

Me këtë fitore Ballkani përforcon kreun e tabelës dhe shkon në kuotën e 54 pikëve, 5 më shumë se ndjekësi më i afërt Gjilani që ka 49 pikë në pozitën e 2’të.

/GazetaBlic Sport/