Sporti

Ballkani fiton ndaj Drenicës në ‘Bajram Aliu’, Sami Sermaxhaj e fillon mbarë tek skuadra nga Suhareka

08/28/2026 18:24
nga:Mergim Rreci

Ballkani ka marrë një fitore të rëndësishme në udhëtim, duke mposhtur Drenicën me rezultat 0-2 në stadiumin “Bajram Aliu”.

Të dy golat e ndeshjes u shënuan në pjesën e dytë, duke i siguruar skuadrës nga Suhareka tri pikë të vlefshme në xhiron e tretë të kampionatit.

Me këtë fitore, Ballkani vazhdon rrugëtimin pozitiv në fillim të sezonit, ndërsa Drenica mbetet pa pikë nga kjo përballje.

/GazetaBlic Sport/