Ballkani ka shënuar fitore ndaj Llapit.
Skuadra e Ilir Dajës ka vazhduar ecurinë fantastike prej tashmë 6 fitoreve rradhazi duke mposhtur Llapin e Tahir Batatinës me rezultat 1-0, shkruan GazetaBlic Sport.
Ermal Krasniqi realizoi golin e vetëm të takimit që i solli tre pikët Ballkanit.
Krasniqi shënoi gol në minutën e 75’të pas asistimit të Rrahmanit.
Me këtë fitore Ballkani shkon në kuotën e 48 pikëve duke kryesuar tabelën e Superligës me dy pikë më shumë se ndjekësi më i afërt Gjilani që ka 46 pikë, ndërsa Llapi në pozitën e 4’të me 39 pikë ngel mbrapa liderëve ne luftën për titull të kampionit.
/GazetaBlic Sport/


