Sporti

Ballkani fiton 4,8 milionë euro me kualifikimin në grupet e Conference League

08/31/2023 22:11
nga:Lorik J

Skuadra kosovare, FC Ballkani ka arritur një tjetër sukses historik në garat evropiane, duke siguruar kështu kualifikimin në grupet e Conference League.

Kampionët e Kosovës kanë fituar ndaj BATE Borisov me rezultatin e përgjithshëm 4-2 në “Play Off”, duke siguruar kështu kualifikimin e madh në grupet e Conference League, shkruan GazetaBlic Sport.

Me këtë kualifikim, FC Ballkani ka mbushur arkat e klubit, pasi ka marrë 4,8 milionë euro nga UEFA.

Ja fitimi i klubit deri tani:

Raundi i parë kualifikues i Champions League: €300,000

Raundi i dytë kualifikues në Confernce Legaue: €350,000

Raundi i tretë kualifikues në Conference League: €550,000

Play Off i Conference Legaue: €750,000

Kualifikimi në grupet e Conference League: €2.94 milionë.

/GazetaBlic Sport