Në këtë fundjavë zhvillohet xhiroja e 35-të në nivelin elitar të futbollit kosovar.
Kjo xhiro e cila do të sjellë disa sfida tejet interesante mund të jetë përcaktuese për fatin e këtij kampionati, i cili tashmë ka hyrë në fazën më të ‘nxehtë’, shkruan GazetaBlic Sport.
Padyshim se kryendeshja e kësaj fundjave luhet në Suharekë, ku përballen Ballkani dhe Ferizaj.
Të dy skuadrat luftojnë për fitoren e madhe, pavarësisht se kanë objektiva diametralisht të kundërta, suharekasit kërkonë titullin kampion, kurse mysafirët mbijetesën në nivelin elitar të futbollit kosovar.
Ja formacionet zyrtare:
Ballkani: Frashëri, Kuc, Thaqi, Jashanica, Dellova, Trashi, Emerllahu, Zyba, Korenica, Gripshi, Berisha
Ferizaj: Jovanovski, Bardhi, Halili, Cakolli, Avdulli, Shabani, Sefa, Orana, Krasniqi, Sadiu, Panadic
/GazetaBlic Sport/


