Sporti

Ballkani – FC Larne, kjo është vlera financiare e dy skuadrave në treg

07/25/2023 14:40
nga:Mergim Rreci

Ballkani e fillon sonte misionin në Conference League.

Skuadra kosovare u eliminua nga Liga e Kampionëve dhe misionin e saj do ta vazhdojë në kompeticionin e tretë më të rëndësishëm për klube, përcjell GazetaBlic Sport.

Ndeshja do të zhvillohet sonte me fillim nga ora 20:45,  kurse do të gjykohet nga gjyqtari Denys Shurman.

Ka një optimizëm të madh tek kampioni kosovar për një rezultat sa më pozitiv, por mbetet të shihet se si do të rrjedhin gjërat në fushë.

Skuadra e Ballkanit ka vlerë më të madhe se ajo e FC Larne, me skuadrën kosvare që vlerësohet me 5.45 milionë euro, kurse mysafirërt kanë vlerë 2.83.

/GazetaBlic Sport/