Sporti

Ballkani e mbyll sezonin me barazim ndaj Gjilanit

05/28/2023 16:55
nga:L J

Skuadra e Ballkanit ka mbyllur sezonin me barazim ndaj skuadrës së Gjilanit.

Ndeshja e luajtur sot në Suharekë u mbyll me rezultatin e barabartë 0-0, shkruan GazetaBlic Sport.

Kjo ndeshje u luajt në kuadër të xhiros së fundit në Superligë.

Ballkani tashmë do ta festojë titullin kampion, kurse skuadra e Gjilani ka siguruar matematikisht kalimin në kualifikueset e garave evropiane.

/GazetaBlic Sport