Skuadra e Dritës ka shënuar fitore të madhe ndaj Feronikelit 74′.
Drita triumfoi me rezultatin minimal 2-1, por me mjaft vështirësi. Ekipi gjilanas ishte në disavantazh, pasi Leart Zekolli shënoi për 0-1, në minutën e 12’të të sfidës.
Megjithatë, gjërat ndryshuan në pjesën e dytë. Golin e barazimit e realizoi Rron Broja, kurse atë të fitores e shënoi Arb Manaj krejt në minutat e fundit të duelit.
Drita tani ndodhet në vendin e parë me 40 pikë, teksa Feronikeli në vendin e fundit me 10 pikë.
Në ndeshjen tjetër, Ballkani triumfoi në derbi ndaj Suharekës me rezultatin 0-2.
Lindon Emërllahu e Bleart Tolaj realizuan golat e fitores për ekipin e Shehit.
/GazetaBlic Sport