Sot janë përmbyllur edhe katër ndeshjet e tjera të Kupës së Kosovës.
Ballkani dhe Dukagjini arritën fitore minimale ndaj Vëllaznimit respektivisht Dinamos për të kaluar tutje në çerekfinale të Kupës së Kosovës, shkruan GazetaBlic Sport.
Për Ballkanin realizator ishte Vesel Limaj, kurse Dukagjinit fitoren ia siguroi Altin Merlaku.
Në anën tjetër Drita mori fitore solide.
Drita mposhti Rilindjen 1974 me rezultat 3-0 [Besnik Krasniqi 2x dhe Blend Baftiu].
Kujtojmë që dje çerekfinalet i siguruan edhe skuadrat si: Prishtina, Malisheva, Suhareka dhe Vjosa.
/GazetaBlic Sport/