Sporti

Ballkani – Drita, ja bilanci i dy skuadrave në pesë ndeshjet e fundit direkte

11/06/2021 11:51
nga:Mergim Rreci

Përpara pushimit të ndeshjeve ndërkombëtare, Superliga e Kosovës do të zhvillojë edhe xhiron e 13-të.

Kjo fundjavë do të jetë e mbushur me derbi në elitën e futbollit kosovar, ku vëmendja kryesore është në derbin mes Ballkanit dhe Dritës, takim ky që ka qenë gjithmonë i rivalizuar në vitet e fundit, shkruan GazetaBlic Sport.

Drita renditet në vendin e parë pas 12-të xhirove me 22 pikë, kurse Ballkani i dytë me vetëm një pikë më pak, 21. Ndeshja e parë mes këtyre dy skuadrave kishte përfunduar me barazim 0 me 0.

Analizuar pesë ndeshjet e tyre të fundit direkte, del se të dy skuadrat kanë bilanc të njëjtë. Si Ballkani ashtu edhe Drita kanë nga një fitore, kurse tri ndeshjet e tjera kanë përfunduar me barazim.

Mbetet të shihet se si do të rrjedhin gjërat në ndeshjen e sotme që zhvillohet nga ora 13:00.

/GazetaBlic Sport/