Sporti

Ballkani – Drita, formacionet zyrtare

09/11/2022 14:14
nga:L J

Sot zhvillohen ndeshjet e xhiros së gjashtë të Superligës së Kosovës.

Në kuadër të ditës së sotme na presin tri ballafaqime shumë interesante, përcjell GazetaBlic Sport.

Kryendeshja është padyshim ajo mes Ballkanit dhe Dritës që zhvillohet nga ora 15:00.

Ballkani dhe Drita do të luajnë në “Rexhep Rexhepi” në Drenas. Ekipi i Ilir Dajës ka nëntë pikë në tri duele, kurse Drita ka tetë pikë në katër të zhvilluara.

Pak para duelit janë publikuar edhe formacionet zyrtare:

Ballkani: Ljuljanovic, Thaqi, Sinani, Bekteshi, Dellova, Potoku, Abazi, Emërllahu, Zarubica, Albin Berisha, Lucas Cardoso.

Drita: Maloku, Besnik Krasniqi, Leonat Vitija, Ardian Limani, Blakçori, Rron Broja, Hamdi Namani, Baftiu, Ajzeraj, Kryeziu, Simonovski.