Sporti

Ballkani do të paguajë 60 mijë euro për Vokrrin, Llapi mban 20% të kartonit?

07/20/2025 13:24
nga:Lorik J

Diar Vokrri është larguar edhe zyrtarisht nga Llapi, për t’u transferuar tek skuadra e Ballkanit.

Llapi me një postim në rrjetet sociale e konfirmoi mbrëmë se Diar Vokrri do vazhdojë karrierën tek ekipi i Ballkanit.

Megjithatë, Vokrri nuk do të ndërrojë ambient falas, pasi ai kishte kontratë me klubin e Batatinës.

Sipas informacioneve jo-zyrtare të GazetaBlic Sport, Ballkani do të paguajë 60 mijë euro për shërbimet e tij.

Poashtu, KF Llapi pritet të mbajë 20% të kartonit.

Mbetet të shihet se a do të konfirmohen këto shifra nga klubet, pasi janë jo-zyrtare.

/GazetaBlic Sport/