Sporti

Ballkani dhuron spektakël në pjesën e parë ndaj Plzen, mungon vetëm goli në “Air Albania”

11/30/2023 19:34
nga:E K

Ka përfunduar pjesa e parë në “Air Albania” mes Ballkanit dhe Viktoria Plzen.

45 minutat e para i takuan absolutisht Ballkanit që pati dominim total të ndeshjes dhe raste tejet të mira shënimi, por që mungoi goli, shkruan GazetaBlic Sport.

Kuc dhe Zyba rrezikuan në 15 minutat e para të takimit me kokë, goditja e Kuc ishte tejet afër golit, por që topi në fund u largua nga vija e portës së Plzen.

Në vazhdimin e ndeshjes Ballkani insistoi të shënoi gol, Karrica ishte ai që ishte tejet pranë golit goditjen e të cilit e ndali portieri, Baier.

Mbetet të shihet se çka do na sjellë pjesa e dytë.

/GazetaBlic Sport/