Sporti

Ballkani dhe Struga zhvillojnë ndeshje miqësore para ndeshjeve evropiane

06/22/2023 14:25
nga:E K

Ballkani dhe Struga do të përballen në një ndeshje miqësore para ndeshjeve kualifikuese të kompeticioneve evropiane për klube.

Takimi mes Stugës dhe Ballkanit do të zhvillohet në Ohër, shkruan GazetaBlic Sport.

Ky ballafaqim do të luhet të premten me 23 Qershor nga ora 17:00.

Kujtojmë që Ballkani ballafaqohet me Ludogorets në kualifikimet e Champions League, kurse Struga me Zalgiris.

/GazetaBlic Sport/