Sporti

Ballkani dhe Struga barazuan në miqësoren e zhvilluar sot

06/23/2023 21:57
nga:Mergim Rreci

Barazim me gola në miqësoren e dy kampioneve shqiptare. Ballkani, që fitoi titullin e dytë radhazi në Kosovë, dhe Struga, që nën drejtimin e Shpëtim Duros shijoi titullin e parë në histori në Maqedoninë e Veriut.

Dueli i luajtur në Strugë, u mbyll në barazim 2-2. Miqësorja nisi e zjarrtë. Me 4 golat e ndeshjes që u realizuar brenda çerekorëshit të parë.

Veton Tusha dhe Nazmi Gripshi i dhuruan Ballkanit avantazhin e dyfishtë, por Struga reagoi me golat e Bunjamin Shabanit dhe Marjen Radeskit.

Në pjesën e dytë, trajnerët Ilir Daja dhe Shpëtim Duro kryen ndryshime në skuadrat e tyre, duke aktivizuar edhe lojtarët e stolit.

Ndërkohë, Struga do te ndeshjet edhe me Partizanin, skuadrën kampione të Shqipërisë. Miqësore që do të zhvillohet me 30 qershor në stadiumin e qytetit të Pogradecit.

Në turin e parë të Champions League, Struga do të sfidojë lituanezët e Zalgiris Vilnius. Ndërkohë që kampionët dardanë të Ballkanit do të përballen me bullgarët e Ludogorets Razgrad.