Kanë përfunduar pjesët e para në dy duele të Kupës së Kosovës.
Ballkani dhe Malisheva mbyllën 45 minutat e parë me barazim, shkruan GazetaBlic Sport.
Asnjëra nga skuadrat nuk arriti të tund rrjetën e kundërshtarëve.
Në anën tjetër Drita nuk lejoi befasi në pjesën e parë ndaj Fushë Kosovës duke avancuar me rezultat 0-3.
Golin e parë në këtë takim e shënoi, Adrian Cuculi në minutën e 27’të të takimit.
Për të dyfishuar epërsinë u përkujdes, Arbnor Muja në minutën e 42’të të ndeshjes.
Drita realizoi shpejtë edhe golin e tretë, ku për 0-3 shënoi,Marko Simonovski, në minutën e 44’të të takimit.
Ndërkohë ndeshja tjetër mes Prishtinës dhe Drenicës është duke u zhvilluar dhe rezultati aktual është 0-0 pas 20 minutave lojë.
/GazetaBlic Sport/


