Skuadra e Ballkanit takohet sot me Gjilanin në Hajvali.
Ballkani e Gjilani ballafaqohen sot me fillim nga ora 18:00, në kompleksin në Hajvali, në kuadër të ndeshjeve miqësore, shkruan GazetaBlic Sport.
Dy klubet kanë konfirmuar ndeshjet miqësore, teksa po bëhen gati për fillimin e edicionit të ri të futbollit vendor.
Ballkani poashtu po përgatitet për ndeshjet e Europës, pasi garat i fillon nga raundi i dytë kualifikues i Conference League.
/GazetaBlic Sport


