Sporti

Ballkani dhe Drita dhurojnë spektakël pas 45 minutave, ‘qetë’ në ndeshjen Gjilani – Prishtina

03/09/2023 13:50
nga:Mergim Rreci

Kanë përfunduar pjesët e para në dy ndeshjet e Superligës së Kosovës.

Ballkani dhe Drita kanë dhuruar një pjesë të parë fantastike në Suharekë, shkruan GazetaBlic Sport.

Rezultati atje është 1 me 1, me Kuç që shënoi për epërsinë e skuadrës së drejtuar nga Ilir Daja, kurse Vitija barazoi shifrat në minutën e 36-të.

Në takimin tjetër, Gjilani dhe Prishtina po luajnë pa gola pas 45 mintuave, 0 me 0.

/GazetaBlic Sport/