Sporti

Ballkani dhe Drenica përballen nesër për kreun, Kuc: Synojmë fitore edhe pse luajmë ndaj një kundërshtari të vështirë

10/01/2021 18:15
nga:Mergim Rreci

Skuadra e Ballkanit po vazhdon me paraqitjet e mira edhe në këtë edicion të Superligës së Kosovës. 

“Xhebrailat” janë momentalisht në vendin e dytë pas shtatë xhirove të luajtura, shkruan GazetaBlic Sport.

Të udhëhequrit e Bekim Isufit kanë arkëtuar 13 pikë, duke fituar 3 ndeshje dhe duke barazuar në katër prej tyre.

Kjo skuadër është e vetmja që nuk e ka humbur asnjë takim deri më tash.

Njëri nga futbollistët më të rëndësishëm të kësaj skuadre, Edvin Kuc, është prononcuar për ‘GazetaBlic Sport’, para ndeshjes së nesërme ndaj Drenicës.

Ai tha se Drenica është një kundërshtar me cilësi të madhe, por që synojnë fitoren në këtë takim.

Një ndeshje e vështirë na pret me një kundërshtar i cili ka treguar se ka cilësi, gjë që tregohet nga situata aktuale në tabelë. Por ne luajmë në shtëpi, para publikut tonë, do të japim maksimumin për të arritur 3 pikë, dhe të vazhdojmë serinë pozitive”, tha Kuc.

Takimi zhvillohet nesër me fillim nga ora 15:00.

/GazetaBlic Sport/