Sporti

Ballkani dëshmon forcën e kampionit ndaj Dritës, triumfon dhe siguron distancën në krye të tabelës

11/01/2023 14:58
nga:Mergim Rreci

Ballkani ka siguruar një fitore të madhe dhe më shumë vlerë në Superligën e Kosovës.

Skuadra nga Suhareka triumfoi me rezultat 1 me 0 ndaj Dritës, duke dëshmuar edhe njëherë forcën e kampionit, shkruan GazetaBlic Sport.

Lumbardh Dellova shënoi golin e vetëm në ndeshjen e sotme, kjo pas një ekzekutimi fantastik nga gjuajtja e lirë në minutën e 37-të.

Ballkani tashmë është bindshëm në vendin e parë me 29 pikë, kurse Drita mbetet e dyta me 22 pikë.

Gjilani triumfoi me rezultat 2 me 1 në ndeshjen ndaj Feronikelit ’74, kurse Malisheva e mposhti Prishtinën me rezultat minimal, 1 me 0.

/GazetaBlic Sport/