Ballkani e shkruan historinë e futbollit kosovar sot.
Skuadra kosovare debuton në UEFA Conference League, atje ku sot zhvillon ndeshjen e parë brenda grupit, shkruan GazetaBlic Sport.
Cluj do të jetë kundërshtari i parë i Ballkanit, ndeshje kjo që zhvillohet në ora 18:45 , në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Të dy skuadrat janë deklaruar të përgatitura për këtë ndeshje, me skuadrën kosovare që vuan mungesën e mesfushorit Edvin Kuc, me vendin e tij që do ta zë Qëndrim Zyba.
Këto pritet të jenë formacionet e dy skuadrave në këtë takim:
Ballkani: Frashëri, Ar.Thaqi, Dellova, Jashanica, As.Thaqi, Zyba, Emërllahu, Korenica, Gripshi, Er.Krasniqi, Rrahmani.
Cluj: Scuffet, Manea, Matias, Burca, Camora, Lovro Cvek, Boateng, Betancor, Deac, Petrila, Yeboah
/GazetaBlic Sport/


